Frontline Healthcare Alb
Kujdes me dinjitet, dashuri dhe përkushtim.
Kujdesi që prindërit tuaj meritojnë, në rehatinë e shtëpisë së tyre.
Kush jemi ne?
Frontline Healthcare Alb është një agjenci e përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve të kujdesit në shtëpi, me në qendër mirëqenien, dinjitetin dhe cilësinë e jetës së çdo individi.
Me 23 vite përvojë në Irlandë dhe me kualifikim në fushën e punës sociale, synimi ynë është të sjellim një standard të lartë kujdesi, të mbështetur te profesionalizmi, empatia dhe respekti për çdo familje.
Ne besojmë se kujdesi i vërtetë nuk është thjesht një shërbim, por një marrëdhënie besimi, mirëkuptimi dhe përkushtimi.
Misioni ynë
Misioni ynë është t’u ofrojmë të moshuarve dhe personave që kanë nevojë për mbështetje një kujdes të personalizuar, të sigurt dhe dinjitoz, në ambientin e tyre familjar.
Ne synojmë të lehtësojmë përditshmërinë e familjeve, duke u dhënë qetësinë se njerëzit e tyre të dashur trajtohen me respekt, kujdes dhe ngrohtësi njerëzore.
Pse të zgjidhni Frontline Healthcare Alb?
- Përvojë ndërkombëtare – njohuri të fituara gjatë 23 viteve të përvojës në Irlandë.
- Qasje njerëzore – çdo person trajtohet me mirësi, respekt dhe dinjitet.
- Kujdes i personalizuar – sepse çdo individ dhe çdo familje ka nevoja të ndryshme.
- Besim dhe komunikim – bashkëpunim i hapur me familjarët për një kujdes sa më cilësor.
- Kujdes në shtëpi – mbështetje në një ambient të njohur, të rehatshëm dhe familjar.
Shërbimet tona
Në varësi të nevojave individuale, shërbimet tona mund të përfshijnë:
- Kujdes dhe asistencë në aktivitetet e përditshme.
- Shoqërim dhe mbështetje emocionale.
- Ndihmë në përgatitjen e vakteve dhe rutinën ditore.
- Mbështetje për familjarët që kujdesen për të afërmit e tyre.
- Kujdes të personalizuar, sipas nevojave dhe rrethanave të çdo familjeje.
Shërbimet konkrete përcaktohen sipas nevojave të klientit dhe kompetencave të stafit.
Sherbime Rezidenciale
Mirëmbajtja e shtëpisë, pastrimi dhe kujdesi me dashuri për ambientin ku jetojnë.
Mjekime
Ndihmë profesionale për marrjen e rregullt të barnave sipas udhëzimeve mjekësore.
Ushqim Tradicional
Vakte të freskëta e tradicionale shqiptare, të gatuara me perkujdesje dhe dashuri në shtëpinë e tyre.
Kujdes Personal
Perkujdesje me dinjitet për higjienën personale, lëvizjen dhe nevojat e përditshme.
Vlerat tona
Dinjiteti. Respekti. Empatia. Përgjegjësia. Besimi. Përkushtimi.
Këto janë vlerat që udhëheqin çdo hap të punës sonë dhe çdo marrëdhënie që ndërtojmë me klientët dhe familjet e tyre.
Mesazhi ynë për ju
E dimë se t’ia besosh kujdesin e një prindi dikujt tjetër është një vendim i rëndësishëm. Prandaj, ne e trajtojmë këtë përgjegjësi me seriozitet, ndjeshmëri dhe përkushtim.
Sepse prindërit tuaj meritojnë më të mirën. Dhe ju meritoni të keni qetësinë se ata janë në duar të kujdesshme.
Engjëllushe Muhametaj
Nga Irlanda me një mision
për vendlindjen.
Pasi jetova dhe punova në Irlandë për 23 vite, e kuptoj vështirësinë që ndjen çdo mërgimtar kur lë pas prindërit e tij. E di se sa e vështirë është të gjesh dikë të besueshëm për t’u kujdesur për ta.
Me një diplomë Bachelor në Përkujdesje Sociale nga Irlanda, krijova një shërbim që mbështetet mbi besimin dhe kualifikimin profesional. Sot kemi një ekip stafi shumë të kualifikuar, gati të ndihmojë të dashurit tuaj.
Diplomuar në Irlandë
Bachelor in Social Care
23 Vite Përvojë
Kujdes dhe Empati
